Në emisionin e parë Debat Zgjedhor të TV21 të ftuar ishin kandidatët për deputetë në zonën zgjedhore 5. Folën edhe për projekte kapitale, siç është ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër që ende nuk ka përfunduar.
Kandidatja e koalicionit “Mundemi” Radmilla Shekerinska u zotua se koalicioni i saj do të vazhdojë me inevstimet në infrastrukturë ndërsa tregoi se në vitin 2021 pritet të pëfundojë njëri kah i autostradës Kërçovë-Ohër.
Kandidati i BDI-së për deputet në njësinë 5, Talat Xhaferi e quajti qesharake tendencën për përvetësim partiak të projekteve kapitale të shtetit.
Po, tha Shekerinska, Qeveria është ajo që siguron mjetet, por edhe brenda Qeverisë ka emra dhe mbiemra që kanë sukses për sigurimin e mjeteve nga BERZH.
Më pas në Debatin Zgjedhor u fol edhe për autostradën e shumë premtuar Shkup-Bllacë.
