DAP do të kryejë pagesa të detyruara, më shumë se 2000 kompani nuk kanë paguar tatimin mbi fitimin

TË FUNDIT

Pas skadimit të afatit ligjor për pagesën e paradhënieve mujore për tatimin mbi fitimin dhe për pagesën e pagave të korrikut me kontribute, është konstatuar një numër i konsiderueshëm i detyrimeve të papaguara, njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike, përcjell TV21. Nga 2129 tatimpagues nuk është kryer pagesa e parapagimit mujor për tatimin mbi fitimin për muajin korrik të vitit 2025, ndërsa tek 11.555 obligues nuk është evidentuar pagesa e pagave bruto dhe kontributeve sociale për të njëjtin muaj.

DAP gjatë ditës së djeshme ka dërguar njoftime të personalizuara te të gjithë obliguesit me detyrime të papaguara dhe apelon që menjëherë të kryhet pagesa.