Pasi që dje në TV21 paralajmëroi se MPB do të hap hetime për funksionarë, njeriu i parë i policisë, Naqe Çulev në konferencë për media tha sa është i befasuar nga gjendje dhe ndjekja e komunikimeve elektronike.
“Nga ana e shërbimeve profesionale pranë MPB, është konstatuar shkelje flagrante e ligjeve, ku ish DSK-ja, sot Agjencia për siguri nacionale, ende e ka mbajtur rolin në sistemin për përcjelljen e komunikimeve, ndërsa ka të bëjë me hetime penale që i zhvillon MPB-ja”, tha Naqe Çulev, MPB.
Sipas informacioneve të publikuara, katër vite pas raportit të parë të Pribes, gjendja me ish DSK-në ka mbetur e pa ndryshuar. Masat për decentralizim të institucionit ende nuk janë zbatuar. Ministri Çulev shtoi se Agjencia ende ka qasje deri te sistemi për ndjekje, përkatësisht qasje deri te të gjithë bisedat telefonike që kanë qenë lëndë përpunimi nga MPB.
“Në përputhje me Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe Ligjit për ATO, kanë qenë të obliguar të sigurojnë lidhje teknike të drejtpërdrejtë mes saj dhe shërbimit kompetent për zbatimin e urdhrave për masa të posaçme hetimore, në këtë rast të njësisë organizative adekuate në MPB. Por e njëjta deri më sot, nuk është bërë, përkatësisht ASN ende e ka mbajtur rolin ndërmjetësues, që do të thotë se ende ekziston mundësia që ASN të ketë qasje në ndjekjen e komunikimeve për nevojat e hetimeve penale të MPB-së”, tha Naqe Çulev, MPB.
Nga fundi i vitit 2019, është bërë edhe përditësim i sistemit, por nuk është hequr roli ndërmjetësues i Agjencisë. Reforma e cila u paralajmërua dhe kërkua, nuk është realizuar, edhe pse që në vitin 2015 nga ana e Pribes u dha vërejtje për këtë gjë.
“Është e dukshme mënyra sipas së cilës është formuar dhe ekipuar Agjencia për siguri nacionale dhe vazhdimi i rolit të ndërmjetësuesit të ASN, në ndjekjen e komunikimeve, dëshmon se reformat në sistemin e sigurisë janë vetëm për mashtrim të opinionit, e jo forma reale në përputhje me kërkesat thelbësore të BE-së, që ishin parakusht për fillimin e negociatave me Unionin dhe kërkesat e qytetarëve për institucione demokratike dhe transparente”, tha Naqe Çulev, MPB.
Tani institucionet dhe prokuroria publike duhet të marrin lëndën dhe të vërtetojnë – pse Agjencia për siguri nacionale ende e ka monopolin në sistemin për ndjekjen e komunikimeve dhe pse deri më tani nuk janë zbatuar reformat e nevojshme.
MPB nuk ka prova nëse deri më tani kjo gjë është keqpërdorur në disa hetime që janë kryer.