Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë është rritur për 0,2 për qind

TË FUNDIT

Enti Shtetëror për Statistikë sot njoftoi se çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në gjysmëvjetorin e parë të vitit është rritur për 0,2 për qind lidhur me gjysmëvjetorin e dytë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga ESHS, çmimi mesatar i energjisë elektrike në gjysmëvjetorin e parë të vitit arrin 5.156 denarë për kilovat orë.

“Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 3.565 deri në 7.575 denarë përKWh sipas grupeve të konsumatorëve”, theksohet në kumtesën e ESHS.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët, përveç amvisërive, në gjysmën e parë të vitit ka lëvizur prej 12.665 deri në 23.017 denarë për metër kub normal përmes grupeve të konsumatorëve.