Çka nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese? Graf: Shteti duhet ta di se çfarë pëson

TË FUNDIT

Mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese me shumë gjasa do ta vonojë procesin e RMV-së drejt integrimit në BE. Nëse nuk përmbushen kushtet e kërkuara, atëherë shteti duhet ta di se çfarë pëson, por mendoj se këtë nuk e di askush, tha zv-ambasadori në Ambasadën gjermane, Oton Graf.

“Vendi e di që ajo që duhet përmbushet nëse nuk përmbushet, duhet ta dijë se çfarë pëson më pas. Në këtë moment mendoj se askush nuk e di çfarë do të ndodhë më pas. Sa i përket Gjermanisë, ne e shohim këtë shtete si pjesë të Ballkanit Perëndimor, nga struktura e përgjithshme e sigurisë dhe në thelb e shohim si një tërësi dhe Gjermania si shtet do të angazhohet për sigurinë në tërësi”, tha Oton Graf, ambasador në ambasadën gjermane.

Profesori Metodija Haxhi-Janev shtoi se problemet e brendshme të shtetit po bëhen vegël për të gjithë ata që ja duan të keqen Maqedonisë.


“Situate e sigurisë është e atillë që po zhvillohet në të gjitha anët dhe në atë mënyrë të gjitha problemet e brendshme që i keni bëhen vegël për të gjitha ata që duan t’i shfrytëzojnë për plan të jashtëm. Në kompeticion gjeostrategjik i cila ndodh tani, të gjithë këto dobësi kthehen kundër sistemit të sigurisë. Kështu që çdo gjë që do të paraqitet si dukuri negative në vetë shoqërinë, që në krahasim me të kaluarën nuk është janë ndjerë, si korrupsioni, qeverisja e keqe, pabarazia, janë burime të cilat mund të shfrytëzohen për arritjen e qëllimeve të ndryshme” , tha Metodija Hahi-Janev, profesor universitar.

Por, jo vetëm vendi jonë, edhe Mali i Zi po ngec në këtë rrugë. Por pse këto shtete ballkanike assesi të bëhen anëtare!? Profesori universitar nga Mali i Zi Mehmedin Tahiroviq thotë se kur të zgjidhjen çështjet e sigurisë për çështjet pazgjidhura territoriale, atëherë do të jetë e mundur që vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në procesin e integrimit europian.

“Koha tregon se gjërat në Ballkan nuk zgjidhen. Pyetja kryesore është pse. Jemi në NATO, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë kandidatë për në BE dhe problemet nuk po zgjidhen. Besoj se jemi në pritje të zgjidhjes së sigurisë për çështjet e pazgjidhura territoriale dhe vetëm atëherë do të jetë e mundur që vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në procesin e integrimit evropian. Në fund, gjithçka do të varet nga rezultati i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse rajoni do të jetë në planin e dytë apo të pare”, u shpreh Mehmedin Tahiroviq, profesor universitar.


Këto komente u bënë gjatë Forumit të Sigurisë “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor” i organizuar nga NATO , i cili po mbahet në Ohër.