ChatGPT ka sot njëvjetorin. I hedhur në treg për publikun e gjerë më 30 nëntor të vitit 2022, chat bot-i i furnizuar nga Inteligjenca Artificiale lëvizi të gjitha ekuilibrat e vendosura deri më tani në botë.
Vetëm disa javë pas lançimit të tij, ai u bë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori, me më shumë se 58 milionë vizita nga mesi i dhjetorit 2022. Kjo shifër u rrit në rreth 1.8 miliardë vizita mujore deri në gjysmën e vitit 2023, dhe kompania pas ChatGPT, OpenAI deklaroi se uebfaqja e saj ishte bërë një nga domeinet më të vizituara në botë.
