Çfarë ndodh me trupin kur flini pa jastëk

TË FUNDIT

Shumë njerëz nuk mund të flenë pa përqafuar një jastëk komod. Por në fakt, fjetja me jastëk mund të mos jetë mënyra më e mirë, pasi mund të ndikojë në trupin dhe gjendjen shpirtërore.

Parandalon dhimbjen e shpinës dhe qafës

Kur flini pa jastëk, shtylla kurrizore mund të pushojë dhe trupi juaj është në pozicionin natyror. Gjithashtu, përkulja e qafës për një një kohë të gjatë mund të krijojë dhimbje.
Lufton dhimbjen e kokës

Nëse zgjoheni me një dhimbje koke, fajin mund ta ketë jastëku juaj. Jastëkët që janë shumë të lartë bëjnë që të shtohet më shumë tension tek muskujt e qafës, gjë e cila mund të shkaktojë dhimbje koke në mëngjes pasi jeni ngritur nga shtrati.

Mund të lehtësojë stresin

Nëse jastëku nuk është i rehatshëm, mund të ndikojë tek gjumi. Për pasojë, kur nuk ju zë gjumi, trupi mund të lëshojë më shumë hormone të stresit gjatë ditës.

Parandalon puçrrat në fytyrë

Duke mos e larë shpesh jastëkun, bën që papastërtitë që mbart të përfundojnë në lëkurë, gjë që krijojnë inflamacion dhe puçrra.