Atje ku ishim vitin e kaluar, gjendemi dhe sot, pa progres të dukshëm dhe serioz dhe kjo nuk është vetëm për Maqedoninë por edhe për vendet e gjithë rajonit. Ky është vlerësimi i ish presidentit Branko Cërvenkovski për procesin eurointegrues, i cili nuk është fare optimist dhe për dallim nga kryeministri Kovaçevski i cili është i bindur se do të bëhemi anëtar të BE-së deri në vitin 2030. Cërvendkovski thotë se i gjithë procesi ka pësuar ngecje dhe se nuk ka sinjale për ndonjë progres viteve të ardhshme. Sipas tij nevojitet strategji e re dhe andaj propozoi nismë për bashkëpunim më të afërt me BE-në, e cila, siç thotë, nuk do të paraqet ndonjë alternativë por hap deri tek anëtarësimi i plotfuqishëm.
“BE nuk ka plan të harmonizuar të qartë dhe konsensual çfarë do të bëjë me vetveten, ndërsa si rezultat i kësaj as çfarë do të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Çfarë është ajo që në këtë fazë është më e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në të njëjtën kohë nuk ndikon në vendosmërinë e cila edhe ashtu është e komplikuar në suaza të BE-së? Kjo është qasja deri te tregu i përbashkët dhe deri te fondet europiane. Thënë më drejtpërdrejtë, nisma do të mundësonte realizimin e këtyre dy qëllimeve”, pohoi Branko Cërvenkovski, ish president.
Sipas tij, përfitimet nga kjo nismë do të ishin shumë të mëdha, vendet nga rajoni do të përmirësonin performancat ekonomike dhe me vetë këtë do të ishin më të përgatitura për anëtarësim në BE. Cërvenkovski prezantoi dy mënyra se si të arrihet ky qëllim.
“Njëri variant është që të përdoret sfera aktuale ekonomike europiane. Varianti i dytë i mundshëm me të cilin do të shmangeshin procedurat e komplikuara për pranimin e anëtareve të reja në sferën ekonomike europiane, ndërsa njëkohësisht do të mundësohet edhe qasje deri te fondet europiane, ndërsa nëse BE nënshkruan marrëveshje të re të posaçme me gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, njëkohësisht do të mundësohet pjesëmarrja në tregun e përbashkët europian si dhe mundësia për shfrytëzimin e fondeve europiane”, tha Branko Cërvenkovski, ish president.
Cërvenkovski dërgoi apel deri te gjithë partitë politike të mos vendosin vulë partiake nismës së tillë dhe e njëjta të mos shfrytëzohet për konfrontime ditore-politike.
