Celine Dion bëri të ditur të enjten në mëngjes se ajo është diagnostikuar me Sindromën e Personit të ngurtë, një sëmundje neurologjike e rrallë dhe e pashërueshme që mund të shkaktojë spazma muskulore dobësuese.
Në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram në anglisht dhe frëngjisht, këngëtarja kanadeze e përlotur tha se gjendja e saj do ta detyronte të shtynte dhe anulonte një sërë datash të ardhshme koncertesh, raportoi People.com.
“Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, ka shkruar Dion, 54 vjeçe.
