Çekia merr një fitore të munduar, Zvicra me dy fytyra ndaj Bjellorusisë

TË FUNDIT

Çekia ka marrë një fitore të munduar sot ndaj Ishujve Faroe. Vendasit kanë qenë gjatë gjithë ndeshjes dominant duke tentuar shumë herë golin, por nuk po e gjenin deri në minutën e 76’, kur Soucek gjeti rrjetën dhe golin e avantazhin pas një goditje me penallti. Me tre pikët e marra, çekët renditen aktualisht në vendin e dytë të grupi me 11 pikë, dy më pak se kombëtarja jonë shqiptare që ruan kreun e pashqetësuar.

Zvicra është befasuar nga Bjellorusia, me një ndeshje ku u shënuan plot gjashtë gola pasi sfida përfundoi në 3-3. Zvicerianët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me një perlë të Xherdan Shaqirit. Në pjesën e dytë, ata janë shokuar pasi miqtë shënuan plot tre herë, duke e çuar rezultatin në 1-3. Por Zvicra zgjohet, pasi në minutën e 89’ dhe të 90’ shënon dy gola të shpejtë duke e çuar rezultatin në barazim. Me një pikë të fituar ditën e sotme, Zvicra shkon në 15 pikë, në vendin e parë, por një fitore e Rumanisë në mbrëmje, do ta dërgonte në vendin e dytë.