Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Mila Carovska ka falënderuar punëtorët mjekësor të cilët në këtë periudhë janë duke e luftuar virusin korona.
Ajo ka kujtuar masat që i ka sjellë Qeveria, ndërkaq njoftoi se si rezultat i këtyre masave dhe ashpërsimit të inspektimeve në terren, 140 punëtorë janë kthyer në punë pasi janë lëshuar.
“Vlen të theksohet, se gjatë kësaj periudhe 140 punëtorë janë kthyer në vendin e punës pasi u lëshuan në mënyrë të padrejtë. Garantojmë mbrojtje për të gjithë, për këtë apelojmë te kompanitë që të shfrytëzojmë masat”, tha Carovska në video – konferencë.
Ajo ka apeluar deri te qytetarët dhe kompanitë t’i respektojmë masat për parandalim të virusit korona.
