“Çarja e fundit në ASH”, Mexhiti për mundësinë që Fetai të mbetet në qeveri: Bisedojmë, negociojmë

TË FUNDIT

Të gjitha resorët që i ka pasur Aleanca për Shqiptarët do të mbeten në kuadër të VLEN-it, tha Izet Mexhiti, përcjell TV21. I pyetur nëse Arben Fetai do të qëndrojë në qeveri, Mexhiti shtoi:

“Nuk do të hyjë në emra konkret, por e di me shumë siguri që ASH-ja ka dalë si fraksion i PDSH-së fillimisht i udhëhequr nga Ziadin Sela, pastaj çarja që ndodhi nga z.Taravari. I themeluar dhe ka vepruar në vazhdimësi kundër politikave të BDI-së. Shpesh herë si anëtarësi kanë paguar çmim, kanë qëndruar me dinjitet si opozitarë vite të tëra, dhe nuk e kanë të lehtë ta pranojnë vendimin e z.Taravari. Dhe kjo mendoj se do të jetë çarja e fundit e Aleancës për Shqiptarët”, tha Mexhiti.

Gazetari? Nëse Fetai vetë nuk jep dorëheqjen, a do të shkarkohet?

“Fetai? Arben Fetai. Mendoj se do t’u njoftojmë ditëve në vijim. Bisedojmë, negociojmë, mendoj se për gjithçka do të informoheni”, tha Mexhiti.

Gazetari: Sa deputetë ka VLEN-i tani?

“Mjaftueshëm”, shtoi Mexhiti.