Bunjaku: E riaktivizuam FC Shkupin dhe tani dita ditës jemi në ngritje

TË FUNDIT

Drejtori Sportiv i FC Shkupit Omer Bunjaku në debatin “ClickPlus” në TV21 sqaroi problemet me të cilat janë ballafaquar FC Shkupi sidomos pas vitit 2005 kur siç theksoi Bunjaku ranë nga Liga.

Sipas tij Çairit i mungonte futbolli dhe ata e riaktivizuan pas një viti dënim që kishte klubi.

“Me punë, me sakrificë të të gjithë qytetarëve jo vetëm të Çairit por edhe të Shkupit kishim dëshirë që t’a ringjallim klubin, mbështjetje kemi edhe nga kryetari Visa Ganiu, ndërsa Arbeni ishte ndër lojtarët e parë që pranoi të luaj në Ligë të tretë e kështu me radhë”, tha Bunjaku.

Bunjaku shtoi se nga viti në vitë FC Shkupi ka vazhduar të ketë ngritje në Ligë falë punës dhe përkrahësve që ka pasur.