Ndeshjen për vend të tretë s’duan ta luajnë as Anglia e as Franca

TË FUNDIT

Përzgjedhësi Thomas Tuchel e ka kundërshtuar ashpër vendimin për të luajtur ndeshje tjetër për vend të tretë, përkatësisht medalje të bronztë në Kupën e Botës.

Anglia u eliminua nga Argjentina, por do të ketë tjetër ndeshje në Botëror, atë për vend të tretë ndaj Francës. Franca ditë më parë u mposht nga Spanja në gjysmëfinale.

Por, përzgjedhësi gjerman i “Tre Luanëve”, ka thënë se këtë ndeshje nuk duan ta luajnë as anglezët, e as francezët.

“Asnjë prej lojtarëve tanë dhe asnjë prej Francës nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje. Donin të luanin në finale. Kemi dhënë çdo gjë për këtë. Të gjithë luajnë për ta fituar Botërorin, por është kështu. Kemi një ditë më pak për t’u rikuperuar për ndeshjen ndaj Francës, por do ta bëjmë atë në mënyrë profesionale”, ka deklaruar Tuchel.

Ndërkohë, përzgjedhësi Didier Deschamps, ka thënë se do të luajnë për ta fituar vendin e tretë.