Bullgaria pret që dialogu me Maqedoninë e Veriut të çojë drejt rezultateve konkrete

TË FUNDIT

Presidenti bullgar Rumen Radev në një bisedë telefonike me eurokomisarin për Zgjerim, Oliver Varheji ka theksuar se pritjet e Sofjes janë që dialogu me Maqedoninë e Veriut të çojë drejt rezultateve konkrete, njofton MIA.

Sofja është e hapur për dialog, ka theksuar Radev, duke shtuar se ka vendosur pyetje të qarta dhe pret përgjigje dhe veprime reale nga Maqedonia e Veriut.

Mes tjerash, i pari i Bullgarisë, Radev ka thënë se marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve nuk duhet të caktohen nga ndikimet e jashtme, por të zhvillohet me angazhimin e të dy vendeve që procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut të lëvizë përpara.

Si theks kryesor në atë dialog, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev e ceki respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni të Veriut, çrrënjosjen e përhershme të gjuhës urrejtëse dhe respektim të historisë bullgare dhe trashëgimisë kulturore në Maqedoni të Veriut.

MARKETING I PAGUAR POLITIK