Bujqit e Pollogut presin dëmshpërblim nga shteti! Nëse nuk e marrin shpejt, s’do kenë mundësi të mbjellin në vjeshtë

TË FUNDIT

Kanë kaluar rreth 40 ditë nga kur breshëri shkaktoi dëme në Tetovë, Zhelinë dhe Jegunovcë.   Bujqit thonë se nëse qeveria nuk i dëmshpërblen,  ata nuk do të kenë mundësi që të mbjellin  të mbjellat vjeshtore.

Nga komuna e Tetovës së bashku me përfaqësues nga Ministria e bujqësisë kanë dale në terren, por ende nuk kanë përfunduar me vlerësimet.

Pas vërshimeve atëherë në terren dolën Ministri i bujqësisë Cvetan Tripunovski dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Të dy premtuan se pas vlerësimit bujqit dhe shtëpitë e dëmtuara do të kompensohen.