Bujqit do të dëmshpërblehen! Tripunovski dhe Kasami takojnë bujqit e Tetovës dhe Jegunocit

TË FUNDIT

Qeveria do të dëmshpërblejë bujqit, të mbjellat e të cilëve u shkatërruan thuajse tërësisht nga breshëri i disa ditëve më parë. Këtë premtim ua dha bujqve të Tetovës, Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, i cili i vizitoi bashkë me kryetarin e komunës Bilall Kasami.

Kryetari i Tetovës Kasami tha se komuna i ka ndërmarrë të gjitha masat që të mbulojnë dëmet që janë shkaktuar nga të reshurat e shiut dhe breshrit.

I pyetur se a do të dëmshpërblehen bujqit edhe qytetarët që kanë qenë të dëmtuar nga fatkeqësitë  natyrore para dy vitesh, Tripunovski fajin ia hodhi qeverisjes së kaluar, duke thënë se nga informacionet që ka, edhe për rajone tjera të vendit, paratë kanë shkuar për qëllime të tjera dhe jo tek ata që është dashur të dëmshpërblehen.