Buçkovski: VMRO-ja ka shënuar fitore të madhe, kthimi i emrit të vjetër kushtetues shkakton dëm

TË FUNDIT

Ish kryeministri, Vllado Buçkovski në paraqitjen e tij të sotme në ClickPlus në TV21 tha se VMRO-DPMNE-ja ka shënuar fitore të madhe në zgjedhjet lokale. Buçkovski kritikoi çasjen e kësaj pratie drejt emrit të ri kushtetues të vendit.

“Të kërkosh tani përshtatje e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe në këtë mënyrë nesër t’u tregosh mbsëhtetësve tuaj se ja ne atë të cilën ua premtuam…më tepër gjysmë-publike, dhe më tepër pa praninë e mediumeve ose në mbledhjet e partisë, do të japim gjithçka nga vetja që ta kthejmë emrin Republika e Maqedonisë pa shtesën “e Veriut”, mendoj se kjo në fillim kur ke një fitore të tillë, ndërsa fitorja e VMRO-DPMNE-së është e madhe, Mickoski është fitues i madh në këto zgjedhje lokale…mendoj se kjo është një luks i panevojshëm që i shkakton dëm shtetit tonë”, deklaroi mes tjerash Buçkovski.