Kryenegociatori i BE-së, Mishel Barnie, homologëve të tij në Bruksel u kumtoi se ende nuk është arritur marrëveshje për tregti me Britaninë e Madhe pas Bregzitit.
Barnie deklaroi se ende nuk janë zgjedhur çështjet më të ndjeshme, por se sot do të vazhdojnë bisedat me Dejvid Frost, përfaqurës i Britanisë së Madhe.
“Barnie nuk është optimist lidhur me rezultatet përfundimtare nga negociatat me Britaninë e Madhe dhe këtë ua kumtoi ambasadorëve nacional të BE-së gjatë brifingut të sotëm”, zbuloi një diplomat anonim i Unionit.
Diplomati, i cili ishte në brifing, tha se Barnier u kishte thënë homologëve të tij të BE-së se kishte dallime të dukshme midis të dy palëve dhe se topi ishte tani në fushën e kryeministrit Britanik Boris Xhonson.
