Rregullatori i Bursës Britanike bëri të ditur sot se do t’u mundësojë pjesëmarrësve në tregun e kapitalit në Britani të Madhe të përdorin platforma në Bashkimin Evropian për shkëmbim të tregtimit në periudhën e ardhme deri në tre muaj, në përpjekje që të shmangen shkeljet potenciale të tregut.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, pas tërheqjes përfundimtare të Britanisë së Madhe nga BE-ja, sonte në orën 23 sipas kohës së Evropës së Mesme, pjesëmarrësit në tregun financiar në Britani të Madhe dhe BE do të përballen me pamundësinë për tregti të ndërsjellë me shkëmbim.
Drejtoria për Kontroll të Tregut Financiar (FCA) bëri të ditur se përkohësisht do t’u lejojë firmave financiare britanike të përdorin platforma në bllokun prej 27 anëtareve, nëse nuk kanë aranzhmane për kryerjen e këtij lloji të tregtisë në vend tjetër, për shembull në SHBA.
“Do të shqyrtojmë deri më 31 mars të vitit 2021 nëse lëvizjes tregtare dhe rregullatore kërkojnë rishikim të qasjes sonë”, theksohet në kumtesën e FCA-së./MIA
