Nënkryetari i LSDM-së dhe ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev në “Click Plus” në TV21 tha se partia e ka kuptuar mesazhin e qytetarëve dhe për këtë janë bërë ndryshime të mëdha në kuadrot e LSDM-së.
“Është e rëndësishme të theksohet se në LSDM, për dallim nga VMRO-DPMNE, mesazhi me të vërtet kuptohet dhe se në një situatë të tillë, ku thënë kushtimisht qytetarët na dënuan duke mos na vendosin në shumicën e komunave, ta pranojmë këtë dhe të bëjmë ndryshime”, tha Bogoev.
