Boçvarski paralajmëron ofensivë ndërtimore, në fokus është Korridori 8

TË FUNDIT

Buxhet prej 11,8 miliardë euro për rrjetin rrugor, rrjetin hekurudhor, gazifikimin dhe infrastrukturën komunale. Prej tyre 8.10 miliardë për realizimin e investimeve kapitale.

“Projektuam 6,2 miliardë denarë për ndërtimin e autostradave nga akset e korridorit 8 përkatësisht akset e autostradave Tetovë – Gostivar – Bokojçan dhe aksin Trebenishtë- Strugë – Qafë thanë, si dhe aksi e autostradës Prilep – Manastir në korridorin 10 D. Me këtë investim rrumbullakohet plani për ndërtimin e infrastrukturës rrugore moderne në korridorin 8 në drejtimin lindje-perëndim”, tha Boçvarski.

Maqedonia e Veriut planifikon që të investojë 200 milion euro në tremujorin e parë të vitit 2022 për ndërtimin e rrjetit hekurudhor në Korridorin 8 drejt Bullgarisë.

“Fokus të veçantë vendosim në ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Për këtë qëllim në buxhet kemi paraparë 2.5 miliardë denarë. Procedurat janë në vijim dhe me këtë në fazën përfundimtare mbeten edhe hapat e fundit në të cilët presim të zgjedhjen kompanitë që do të punojnë në aksin e parë dhe të dytë të korridorit 8 dhe rekonstruimin e Korridorit 10”, shtoi Boçvarski.

Qeveria ka siguruar mjete për dy akset e para, ndërsa mbetet të sigurohen edhe për aksin e tretë nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, që do të kushtojë 400 milion euro. Për ndërtimin e rrugës ekspres nga Kumanova deri në Deve Bair në drejtim të Bullgarisë janë siguruar 90 milion euro. Ka projekt përgatitor për pjesë hekurudhore nga Kërçova deri në kufi me Shqipërinë, por po kërkohen mundësi për sigurimin e mjeteve. Pjesa nga Maqedonia e Veriut deri në Shqipëri është 70 kilometra. Bullgaria javën e ardhshme do të fillojë tenderin për ndërtimin e hekurudhave mes Pernikut dhe Radomirit. Autoritetet bullgare punojnë së bashku me ato të vendit tonë edhe në tunelin kufitar. Shqipëria, sipas ministres për transport dhe energjetikë, Ballaku, punon në mënyrë aktive në ndërtimin e rrugës deri te kufiri me vendin tonë, si dhe në portin special për Korridorin 8. Boçvarski parasheh që traseja e plotë e korridorit 8 në territorin e Maqedonisë së Veriut të jetë gati deri në vitin 2030, ndërsa me shumë gjasa edhe më herët, ndërsa të njëjtën gjë e parasheh edhe ministri bullgar për transport, Aleksiev.

“Këtij projekti i kushtojmë kujdes të veçantë, kemi parasysh se bëhet fjalë për drejtim rrugor që është pjesë e korridoreve evropiane, ndërsa ky është Korridori 8”, tha më tej Boçvarski.

Ministrat për transport dhe lidhje të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë, Bllagoj Boçvarski, Belinda Ballaku dhe Hristo Aleksiev, më 19 tetor në Sofje, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për ndërtimin e Korridorit 8. Dokumenti parasheh data të qarta për zhvillimin e tre vendeve dhe aktivitetet e tyre të Korridorit 8. Në strategjinë 6 vjeçare të Qeverisë, janë paraparë 2,7 miliardë euro për këtë qëllim. Që të tre ministrat janë të pajtimit se Korridori 8 ka rëndësi strategjike jo vetëm për ekonomitë e këtyre tre vendeve, por edhe për lidhje më të mirë të Ballkanit me Evropën Perëndimore, Detin e Zi dhe partnerët tjerë në Evropë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK