Grabitet shtëpia e Angela Martinit në Los Angeles! Reagon modelja shqiptare: M’i vodhën çantat

TË FUNDIT

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ka reaguar në rrjetet sociale pasi shtëpia e saj në Los Angeles është grabitur, ndërsa disa prej çantave të saj janë vjedhur.

Martini ka publikuar në Instastory pamje nga ambientet pas grabitjes, duke shkruar: “POV: Unë, 24 orë pasi shtëpia ime në Los Angeles u grabit dhe çantat e mia u vodhën”.

Ajo ka ndarë gjithashtu një mesazh për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kriminalitetit, duke theksuar: “Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur. Përhapet kur komunitetet ndalojnë së kushtuari vëmendje”.

Në reagimin e saj, Martini ka shtuar: “Pas çdo maske fshihet dikush – një djalë i dikujt”. Sipas saj, vetëm gjashtë ditë më vonë, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tjetër grabitje.

Postimi i modeles ka nxitur diskutime për sigurinë në lagjet e Los Angeles dhe nevojën për më shumë vigjilencë nga ana e komuniteteve.