TCH: Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Top Channel raporton se Ministria e Brendshme në Shqipëri ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, siç raportohet, për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar.

Siç raportojnë burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Burimet i thanë Anila Hoxhës se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën dhe Bekir Halimin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.