Blegtorët e rajonit të Pollogut gjatë ditës së sotme kanë protestuar në pikën pagesore në autostradën Gostivar-Tetovë. Ata kërkojnë subvencionet dhe kërcënojnë se nëse deri të enjten nuk u lëshohen subvencionet bagëtitë do i lëshojnë para qeverisë.
“Shteti nuk na bën ata që janë në fotele vetëm kanë bërë shkollë për trena dhe për të vjedhur, pika e parë paret për 2018 nuk na kanë dhënë, për 2019 po për 2020 jo. Ne kemi ngel me këtë popull këta po tallen me ne. Ne i kemi vendos në fotele se ata janë të varur nga ne, nëse janë për fotele letë rrinë nëse jo lë t’i lëshojnë se shteti nuk na ndihmon na ka shkel”, tha një blegtor.
“Dëshira jonë ishte të kemi një mirëkuptim me Qeverinë me kryeministrin, me ministrin e Bujqësisë që të bëhet pagesa e subvencioneve për 2020, ne u dhamë një afat ata nuk na dhanë asnjë përgjigje nga sot deri të enjten ne do i radikaliozojmë protestat dhe nëse është e nevojshme do shkojmë para qeverisë me bagëtitë e vogla dhe do i lëshojmë do va japim dhuratë që ata të kujdesen për ata bagëti nuk kërkojmë asgjë vetëm parat tona që na takon me ligj”, tha një blegtor.
“Për 2020 nuk kemi marr aspak subvencione ne kemi halle shume. Kërkojmë sa më shpejtë pagesat e subvencioneve për ti ushqyer delet. Ne s’kemi ku t’i dërgojmë më dhentë, ka një metër borë lart në male, ku do shkojmë”, tha një blegtor.
“Gjithë këta blegtor që janë përreth mua janë në rrezik të madh. Rinia iku punëtor nuk ka, këta duhet të hiqen se unë nesër ua dërgoj.”
Ministri i Bujqësie Ariniat Hoxha në një bisedë telefonike tha se ai është i gatshëm që të takohet me blegtorët dhe t’i dëgjon hallet e tyre. Sipas hoxhës blegtorët janë shfrytëzuesit e dytë të subvencioneve më të madhej në shtet, kur për ta shteti ka ndarë mbi një miliard denarë. Hoxha tha se një gjë është e sigurt se subvencione do të paguhen brenda këtij viti kalendarik.
