Bislimoski pret që vendimi i BE-së për kufizimin e çmimit të gazit të ketë ndikim pozitiv edhe në Maqedoni

TË FUNDIT

Pas disa muajsh bisedime dhe negociata ministrat e Energjetikës të vendeve anëtare të BE-së, të hënën ranë dakord për vendosjen e një kufiri për çmimin e gazit natyror, ndërsa në pyetjen nëse kjo do të ketë ndonjë ndikim tek ne, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski, përgjigjet pozitivisht dhe thotë se është sinjal i mirë, njofton MIA.

Mekanizmi për kufizimin e çmimit të gazit do të aktivizohet kur çmimi të arrijë në 180 euro për megavat orë dhe 35 euro më shumë se çmimi i referencës së gazit të lëngshëm për tre ditë rresht dhe vendosja e kufirit ishte një propozim grek i paraqitur disa muaj më parë.

Bislimoski shpreson dhe pritjen se ky vendim do të ndikojë pozitivisht edhe në vendin tonë.

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Bordit të 53-të të Rregullatorëve të Komunitetit të Energjetikës që u mbajt në Athinë, Bislimoski thekson se për vendimin konkret gjatë diskutimit është referuar edhe përfaqësuesi i Agjencisë për bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë të BE-së (ACER).

Në fund të shtatorit të këtij viti, ministrat e Energjetikës të 15 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (Greqia, Kroacia, Franca, Bullgaria, Belgjika, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja) , përmes një letre dërguar Komisionerit për Energjetikë, Kadri Simson, kërkuan që BE-ja të vendosë kufizim për çmimin e shitjes me shumicë të gazit natyror.

Letra, si propozim dhe iniciativë nga Athina, u bë e ditur më pas nga kryeministri grek Kirjakos Micotakis, i cili tani, pas marrëveshjes së arritur, e përshëndeti vendimin, duke komentuar se “mekanizmi i korrigjimit të tregut, propozimi grek i paraqitur nëntë muaj më parë, u miratua përfundimisht nga ministrat e energjetikës.