Bisedimet Ukrainë-Rusi vazhdojnë edhe sot, Zelensky falënderoi punonjësen e televizionit rus e cila ndërpreu lajmet

TË FUNDIT

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se bisedimet mes delegacioneve ukrainase dhe ruse do të vazhdojnë të martën.
Në një video fjalim të hënën vonë, Zelenskyy tha se delegacioni ukrainas bëri punë të mirë gjatë bisedimeve. Ai nuk dha detaje të tjera.
Presidenti ukrainas iu drejtua edhe ushtarëve rusë, duke u kërkuar që të dorëzohen.

“Ne e dimë se kush jeni. Prandaj unë po ju ofroj një zgjedhje. Në emër të popullit ukrainas, po ju ofroj një shans për të mbijetuar. Nëse i dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet se duhet të trajtohen njerëzit”, tha Zelensky.

Zelenskyy lavdëroi punonjësen e televizionit shtetëror rus e cili mbrëmë ndërpreu programin kryesor të lajmeve duke u futur në studio të lajmeve dhe mbante një tabelë në duar, ku shkruante: “Jo luftës, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës! Ata po gënjejnë këtu”.

“Unë u jam mirënjohës atyre rusë që nuk braktisin përpjekjet për të thënë të vërtetën, që po luftojnë kundër dezinformatave dhe që tregojnë të vërtetën dhe faktet reale për miqtë, të afërmit dhe të afërmit e tyre”, u shpreh Zelensky.

Ndërkohë Kremlini e cilësoi si “huliganizëm” veprimin protestueses ruse dhe se Kanali televiziv dhe ata që janë përgjegjës, po e shqyrtojnë këtë veprim, transmeton agjencia ruse e lajmeve, Interfax.