Bie çmimi i karburanteve prej dy deri në katër denarë për litër

TË FUNDIT

Karburantet prej sonte në mesnatë lirohen prej dy deri katër denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 7,76 për qind.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,5 denarë për litër dhe arrin 49,5 denarë. Benzina EUROSUPER BS-98 lirohet për 2.0 denarë dhe do të kushtojë 52 denarë për litër. Çmimi i EURODISEL (D-E V), ulet për 4,0 denarë dhe arrin 42,5 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të letë për amvisëri (EK-1) ulet për 3,5 denarë dhe do të arrijë 30, 5 denarë.

Me vendimin KRE për 2.178 denarë për kilogramë ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 16,945 denarë.

Si arsye për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRE i potencojnë çmimet referente të ulura në tregun botëror të benzinës për rreth 24,55 për qind dhe te diseli për rreth 31,9 për qind si dhe për 0.665 për qind kursin e lartë të denarit krahasuar me dollarin në shtatë ditët e fundit.