Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi dje dy projektligje që vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për pushtimin e vazhdueshëm vdekjeprurës të Ukrainës nga Rusia dhe hera e parë që sanksionet në përgjigje të luftës vijnë nga Kapitol Hill.
Një projektligj pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet duke i hapur rrugën tarifave më të larta për importet prej tyre. Tjetri ndalon importet e energjisë nga Rusia, duke përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.
Senati miratoi njëzëri dy masat të enjten në mëngjes. Ndërsa Dhoma votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar legjislacionin, projektligjet u përballën me më shumë kundërshtime atje./21Media
