Besa dhe Alternativa si duket i kanë kaluar hatërmbetjet. Kryesia qendrore e Alternativës mbrëmë i dha dritë jeshile kreut të tyre Afrim Gashit që të nisë punët për bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Besa.
“Kryesia qendrore e Alternativës e autorizoi kryetarin Afrim Gashi për të filluar bisedimet në drejtim të mundësimit të ndonjë bashkëpunimi opozitar, qoftë në Kuvend, qoftë në bashkëpunimet e mundshme koalicionuese”- Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.
Një mbledhje të tillë e ka mbajtur edhe Lëvizja Besa. Sinjal i njëjtë i është dhënë edhe kreut të kësaj partie, Bilall Kasamit.
“Unanimisht kryesia qendrore e Lëvizjes Besa morri vendim që të hap rrugën e bashkëpunimit me subjektin politik Alternativa dhe për atë shkak autorizuam kryetarin Bilall Kasami që të realizoj takim me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi dhe më pas do të rrjedhin edhe hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit”- Abdush Demiri, sekretar i përgjithshëm i Besës
Orhan Murtezani nga Alternativa thotë se ky lloj bashkëpunimi buron nga kërkesa e shumë qytetarëve që duan të shohin ndryshim në kampin politik shqiptar.
“Deri te kjo pikë kemi ardhur si pasojë e dëgjimit të zërit dhe të disponimit të jashtëzakonisht të madh opozitar tek qytetarët. 01.34- 43 Tejkalojmë vetveten tonë për të mundësuar ndryshimin e shumë pritur ndër votuesit shqiptar në kampin elektoral shqiptar.”- tha Orhan Murtezani, Zëdhënës I Alternativës.
Edhe Besa edhe Alternativa janë të gatshme për bashkëpunim pa kufizime.
“Në mbledhje të kryesisë është vendosur që bashkëpunimi të jetë edhe në kuadër të Kuvendit, po ashtu edhe në kuadër të pushtetit lokal. E rëndësishme është që në do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike opozitare të cilat e kanë për qëllim rrëzimin e BDI-së nga Qeveria”- tha Abdush Demiri, sekretar i përgjithshëm i Besës.
Lëvizja Besa dhe Alternativa janë të gatshëm për bashkëpunim edhe me fraksionin e BDI-së i ashtuquajtur “Grupi zjarrit” por së paru po presin që fraksioni të ndajë plotësisht rrugët me BDI-në.
