Bekteshi: Opozita të mos spekulojë me numra, nuk jemi në treg – “Le të vijnë të diskutojnë për propozime konkrete”

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin “10 Minuta” në TV21 theksoi se opozita nuk duhet të spekulojë me shifra sepse, sipas tij kjo është paksa jo serioze. Ai thotë se nuk janë në treg dhe duhet të diskutojnë për propozime konkrete.

“Ne jemi të gatshëm të ulemi, të diskutojmë çdo ide, çdo propozim në mënyrë që të kemi një zgjidhje më të mirë që në fund do të ndikojë në uljen e krizës në amvisëritë në vendin tonë”, tha Bekteshi.