Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “Click 21” ka kërkuar nga qytetarët që vetë të kontrollojnë orëmatësit e energjisë elektrike dhe të shohin nëse të dhënat korrespondojnë me ato në fatura. Ministri Kreshnik Bekteshi në emisionin Click Plus tregoi se çka duhet ndërmarrin qytetaret në këto kushte.
“Me ndryshimin e modelit të faturimit të energjisë elektrike apo vendosjen e të njohurës bllok tarifave në kuadër të metodologjisë që qytetarët të shohin orëmatësit e tyre në momentin kur pranojnë faturat e energjisë elektrike. Nëse nuk korrespondon me sasinë e harxhuar të energjisë elektrike, munden menjëherë të paraqiten edhe në EVN edhe në kuadër të Komisionit Rregullatorë, dhe është çështje e cila zgjidhet për 48 orëve. I lus qytetarët që me të vërtetë të lexojnë orëmatësit e tyre në momentin kur pranojnë faturat e energjisë elektrike. Ndodhin probleme teknike, ndodhin që ekipet e EVN-së mos të kenë qasje në leximin e orëmatësve, në RMV kemi mbi 800 mijë orëmatës për tregun e rregulluar”, tha mes tjerash Bekteshi.
