Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në “10 Minuta” në TV21 ka zbuluar variantin vendimtar të trasesë së rrugës Tetovë – Prizren.
Tha se do të fillojë nga Tetova, do të kalojë kah Kodra e Diellit, nëpër fshatin Shipkovicë të Tetovës.
Sqaroi se është zgjedhur ky variant, për shkak të lartësisë më të ulët mbidetare.
“U përcaktuam për këtë variant, sepse lartësia mbidetare e këtij aksi rrugor është 1100 metra dhe pjesa tjetër që është me rëndësi, është se një pjesë bukur e madhe e këtij aksi është veçse trase e asfaltuar”, tha Rexhepi.