BE nuk mund ta ndalojë Izraelin, thotë Borell

TË FUNDIT

Komisioneri i Lartë i BE-së për politikë dhe siguri të jashtme, Zhozep Borell mbrëmë deklaroi se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndërmjetësojë në konfliktin izraelo-palestinez.

– Ne bëmë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, por kush mund të bëjë presion ndaj Izraelit? Vetëm SHBA-ja. Evropa tashmë një periudhë të gjatë nuk është në gjendje për këtë, tha Borell në Madrid, ku ai foli në Institutin “Real Elkano” për librin e tij të ri, Politika e jashtme evropiane në kohën e Kovid-19.

“SHBA-ja është i vetmi vend që mund t’i japë fund këtij konflikti, natyrisht, nëse dëshiron,” tha Borell, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës.

Paraprakisht, presidenti amerikan XHo Bajden e justifikoi ndërhyrjen e Izraelit në të cilën 103 palestinezë janë vrarë që nga e hëna, prej të cilëve 27 fëmijë. Në të njëjtën kohë, shtatë izraelitë u vranë në një sulm me raketa në Hamas nga Rripi i Gazës.

“Ky konflikt në Lindjen e Mesme nuk është asgjë e re, por bota shikon anash”, vlerësoi Borell.

Izraeli e hodhi poshtë kompetencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve dhe refuzoi një hetim për krime të luftës, as nuk e ka pranuar thirrjen e Kombeve të Bashkuara për ta ndaluar përhapjen e okupimit duke ndërtuar vendbanime shtesë hebraike. Shpërngulja e palestinezëve nga toka dhe shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor të premten e kaluar çoi deri në valën e fundit të dhunës. 

TË NGJAJSHME