BE kërkon vendet anëtare t’ua shpjegojnë qytetarëve çfarë është distanca sociale

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian sot kërkoi prej vendeve anëtare më mirë t’ua shpjegojnë qytetarëve të tyre se çfarë është distanca sociale dhe rregullat higjienike.

Kërkesa është me qëllim që të parandalohet vala e dytë e koronavirusit.

Javëve të kaluara në vendet-anëtare të BE-së është vërejtur numër i rritur i personave të infektuar me Kovid-19 ndërsa gjithashtu është regjistruar edhe rritje e personave të sapo infektuar në nivel ditor.