E PËRDITËSUAR: KE: Kemi kërkuar gabimisht që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës
Maqedonia që nga viti 2021 nuk ka ndërmarrë hapa për ta harmonizuar politikën e vizave me atë të BE-së, thuhet në raportin e Komisionit Evropian drejtuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për regjimin e vizave. Në raportin e pestë për monitorimin e regjimit pa viza, Komisioni thekson se qytetarët nga Azerbajxhani, Botsvana, Kuba, El Salvadori, Kosova dhe Turqia ende mund të hyjnë në Maqedoni pa viza.
“Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e BE-së për vendet të cilave u kërkohen viza, duhet të shmanget. Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përparim në përafrimin e politikës së saj me listën e BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet e treta që paraqesin rrezik për migrimin ilegal ose rrezik për sigurinë e BE-së. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.”- thuhet në raportin e BE-së.
