“BE, aleati më i madh në kohë krize”, Ambasadori Zhbogar shpalos planet sonte në EU-Click në TV21

TË FUNDIT

Në këtë kohë krize Bashkimi Evropian po e dëshmon veten si aleati dhe partneri më i madh i Maqedonisë së Veriut, thotë Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar. Ai duke folur në emisionin EU-Click në TV21 tregoi se vendi ynë po ndihmohet nga Unioni për t’u përballur si në parandalimin për përhapjen e koronavirusit, po ashtu edhe në anën ekonomike.

“Tashmë kemi ardhur me shumë të mirë të parave, më shumë se 220 milion euro për kohë kaq të shkurtër që kemi përgatitur për të ardhur në Maqedoninë e Veriut. Nga këto, 50 e ca milion do të jenë për rimëkëmbje ekonomike dhe 160 milion hua për problemet fiskale në buxhet. Kjo është mbështetja nismëtare që tashmë e kemi ofruar, huaja prej 160 milion është në proces, Komisioni e ka propozuar tashmë duhet ta miratojnë Këshilli dhe Parlamenti por jemi të bindur se do të rritet dhe atë shpejt”, tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në Shkup.

Zhbogar po ashtu tregoi se Bashkimi Evropian po ndihmon kërkimet shkencore për gjetjen e vaksinës. Andaj Komisioni Evropian më 4 maj do të ndërmarrë nismën për përgjigje ndaj koronavirusit e cila do tu drejtohet liderëve botërorë, biznesmenëve, shkencëtarëve dhe qytetarët në përgjithësi.

“Synimi është për të mbledhur 7,5 bilion euro për hulumtime për ta gjetur vaksinën sa më shpejt që është e mundur. Për të gjetur vaksinë që do të ishte në dispopzicion të çdokujt në planet dhe për të gjetur një vaksinë që do të ishte mjaftueshëm e lirë që çdokush të mund ta blejë. Ky është qëllimi i kësaj nisme e quajtur “Marathon Pledge”, tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në Shkup.

Përballja me COVID-19 për Ambasadorin Zhbogar është tregues se si BE-ja po ashtu edhe vendet joanëtare nga Ballkani tashmë janë në të njëjtën anije. Ai madje theksoi se unioni s’do të mund të përballej me virusin vetëm brenda vetes, e ta linte anash Ballkanin. “Ne e shohim Ballkanin Perëndimor si pjesë të Bashkimit Evropian” shtoi ai.

Zhbogar gjithashtu foli edhe për pasojat që më shumë gjasa do t’i kenë vendet anëtare. Tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto i të gjitha vendeve anëtare do të biej, ndërsa shtoi se disa shtete do të kenë pasoja më shumë ekonomike, disa financiare e disa do të goditen në turizëm.