Zëvendëskryeministri i parë shqiptar Artan Grubi në dalje për media bëri të ditur se BDI-ja do të ketë 5 zv/ministria dhe 5 sekretarë shtetëror. Ai shtoi se sa u përket vendeve të drejtëroëve do të ketë disa ndërrime të resorëve.
“Me LSDM-në kemi rënë dakord rreth shpërnarjes së pozitave të zv/ministrave dhe Sekretarëve shtetëror si dhe ndarja bazike e disa vendeve të drejtorëve. Kjo nuk është një ndarje por ndërrim i resorëve. Psh: Posta me MEPSO, dmth bëhet fjalë vetëm për ndërrime të vendeve të drejtorëve.
BDI do të ketë 5 zëvendësministra
Zv/ministër të Brendshëm
Zv/ministër të Mbrojtjes
Zv/ministër të Transportit dhe Lidhjes
Zv/ministër të Shëndetësisë dhe
Zv/ministër të Drejtësisë”, tha zv/kryeministri i parë Artan Grubi.
Ndërsa sa u përket sekretarëve shtetëror Grubi shpalosi vetëm dy: Sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, ndërsa për tre të tjerit tha se gjatë javës do të emërohen.
