Të ftuar në Debat Zgjedhor në TV21, kandidatja e BDI-së për deputete në zonën 6 Arta Bilalli Zendeli dhe kandidati i koalicionit Alenaca-Alternativa, Halil Snopçe, u shprehën dakord që çelësin për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve ta ketë ajo parti shqiptare që do të ketë të paktën një deputet më shumë.
Arta Bilalli-Zendeli pohoi mendimin e saj personal që ajo parti shqiptare që ka një deputet më shumë të jetë pjesë e qeverisë.
Halil Snopçe tha se edhe pse ky partim nuk është i rregulluar me ligj, duhet të insistohet që ky rregull të vlejë çdo herë në të ardhmen./TV21
