E nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi serish se mbështet kandidaturën konsensuale të kandidatit të përbashkët për President Stevo Pendarovski në rrethin e dytë zgjedhor më 5 maj.
Nënkryetari dhe njëherazi shefi i shtabit zgjedhor, Izet Mexhiti tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për një President që përkrah integrimin e vendit në NATO, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, që përkrah Marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë gjuhësore dhe që gjen partneritet në Uashington dhe Bruksel. Mexhiti u beri thirrje të gjithëve që me 5 maj të vërshojmë kutitë e votimit për ta siguruar, siç tha të ardhmen euroatlantike dhe shoqërinë e barabartë për të gjithë. Ai gjithashtu paralajmëroi edhe se nesër në orën 19:30 në sallën e Filharmonisë në Shkup BDI do të mbajë tubimin qëndror në mbështetje të kandidatit Pendarovski.
“Të nderuar më 5 maj vendoset midis të bardhës dhe të zezës midis të ardhmes dhe të kaluarës midis integrimit dhe izolimit midis barazisë dhe monoetnicitetit midis perspektivës dhe regresit midis perëndimit dhe lindjes abstenimi ndihmon VMRO-DPMNE-në opozitare, abstenimi sjellë krizë presidenciale dhe parlamentare, abstenimi rrezikon NATO dhe Bashkimin Evropian, abstenimi as nuk bënë president të përkohshëm e as nuk dënon ndonjë parti por nxit krizë dhe zgjedhje”, potencoi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
