Ambasadori francez në Shkup, Cyrille Baumgartner tha se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të përcaktojnë nëse zgjerimi i BE-së do të jetë pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave, përcjell TV21.
“Për agjendën konkretisht, nuk është Franca që e determinon. E determinojnë dy palët e prekura, gjegjësisht Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria”, pohoi Baumgartner.
Ai thekson se institucionet evropiane po ndjekin me kujdes zhvillimin e bisedimeve mes dy vendeve ndërkaq siguroi se Presidenca franceze me BE-në në momentin e duhur do të merr përgjegjësitë që i takojnë.
“Ekziston koordinim i përkryer ndërmjet europjanëve, ndërmjet institucioneve evropiane. Me kujdes të madh ndiqet kjo çështje në suaza evropiane. Ky proces aktualisht është në kornizë bilaterale. Presidenca franceze me Bashkimin Evropian po e ndjek këtë lëvizje dhe e përshëndet, me të vërtetë jemi të gatshëm si presidencë franceze me BE-në, në momentin e duhur të marrim përgjegjësinë tonë”, tha mes tjerash Baumgartner.
