Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje ka realizuar bastisje në Dibër dhe si rrjedhojë ka arrestuar dy persona.
“Më 17.02.2021 në Dibër, nëpunësit policor nga Stacioni policor në Dibër e kanë privuar nga liria A.R.(33) dhe D.R.(25), të dy nga Dibra. Gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre, te D.R. është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit./TV21
