Jo në tribunën VIP, por si fotograf! Presidenti i Çekisë kalon pushimin si punonjës, duke ndjekur F1

TË FUNDIT

Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel tërhoqi vëmendjen gjatë fundjavës së fundit të Formula 1 në Hungari, por jo nga tribuna VIP. Ai u shfaq në zonën e fotografëve, i pajisur me akreditim mediatik, duke punuar si një fotoreporter profesionist.

Pavel, i cili njihet si adhurues i madh i sporteve motorike dhe fotografisë, kalon një pjesë të pushimeve të tij duke fotografuar gara të Formula 1 dhe evente të tjera të motorsportit.

Presidenti çek posedon akreditim të plotë për të hyrë në pistë dhe realizon fotografi nga afër, njësoj si fotoreporterët profesionistë. Ai e bën këtë jo për arsye protokollare, por thjesht nga pasioni i tij për garat dhe fotografinë.