Bastiset komuna e Koçanit, kryetari në liri! Toshkovski shkarkon 7 eprorë të policisë lokale

TË FUNDIT

Tri ditë pas tragjedisë në Koçan policia ka bastisur objektin e Komunës duke konfiskuar dosje që kanë të bëjnë me diskotekën Puls, në të cilën vdekjen e gjetën 59 persona dhe 196 mbetën të lënduar. Por, në konferencën për media, Ministri Pançe Toshkovski tha se kryetari Lupço Papazov nuk është në mesin e të dyshuarve tani për tani. Ai nuk përjashtoi mundësinë të zgjerohet hetimi pas sigurimit të provave. Poashtu, Toshkovski tha se as kreyshefët e SPB-Koçani dhe SPB-Shtip nuk janë të dyshuar, ndonëse gjatë kontrollit të brendshëm të strukturave të policisë, Toshkovski ka shkarkuar 7 eprorët e policisë lokale.

“Për të siguruar hetim efikas dhe plotësisht të pavrur mora vendim për shkarkimin e personave udhëheqës lokal në SPB-Koçan dhe SPB-Shtip. Ndryshimi i tyre me të rinj që nuk janë nga këto vende, përkatësisht nga Shkupi. Ky vendim nuk prejudikon asnjë faj por është hap që garanton që procesi do të zhvillohet pa presione, dyshime apo ndikime”, tha Pançe Toshkoski

Të arrestuar 18 persona, në SPB Shtip dhe SPB Shkup, ndërsa po mbahen në paraburgim për 48 orë 14 prej tyre. Sipas MPB-së një grua po dyshohet për dy vepra penale: Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në cenimin e rrezikut të përgjithshëm dhe në lidhje me Nenin 353-V që e njëjta është nënshkruese e projektit bazë si një nga dokumentët për dhënien e licencës për klub-kabare. Ministri Toshkovski tha se ato pa vërtetuar gjendjen faktike, kanë firmosur dokumente paushalle.

“Në total janë marrë në bisedë informative me 71 persona, prej të cilëve 42 persona në Shkup dhe 29 të tjerë në Koçani. Për 14 është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orë. 11 persona iu është shqiptuar masa e paraburgimit sipas dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale 292 Vepra të rënda kundër sigurisë publike, në lidhje me Nenin 288, rrezikim i sigurisë së përgjithshme. Ndërsa të tre personave iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh sipas nenit 353-V për punë të papërgjegjshme”, tha Toshkovski.

Përveç ish-Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sekretarës shtetërore në këtë resor Razmena Çekiq-Duroviq, pas bastisjeve të sotshme në këtë ministri po dyshohet edhe një person i tretë për keqpërdorimet gjatë dhënies së licencave të disko-klubeve. Nga Inspektorati shtetëror i tregut në paraburgim po mbahet ish-drejtori Goran Trajkovski, por Ministri Toshkovski tha se nëse sigurohen prova do të arrestohen edhe ish-drejtorë të tjerë dhe ish-ministra të tjere që lidhen me licencat. Ish-drejtori i Drejtorisë për mbrojtjes dhe shpëtim, Bekim Maksuti, sikruse të lartëpërmendurit po dyshohen për një apo dy veprat penale. Ndërkaq, në Institutin e mjekësisë ligjore të martën ka përfunduar autopsia, dhe të gjithë 59 personat e vdekur janë identifikuar sipas ADN-së së familajrëve, të cilëve pritet tu dorëzohen trupat për ceremoni mortore. Në Koçan sot është bërë edhe hapja e varrezave të viktimave të tragjedisë, të cilëve lamtumira e fundit do tu jepet të enjten.