Banorët e Brodecit me vetiniciativë e rregullojnë problemin e gypin për furnizim me ujë

TË FUNDIT

Banorët e fshatit Brodec të Tetovës pasditen e sotme me vetiniciativë kanë arritur të rregullojnë problemin e gypit furnizues me ijë për pije, përcjell TV21. Gypi ishte dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut ndërsa si rrjedhojë banorët e këtij fshati 24 orë kanë mbetur pa ujë. Ndryshe, Komuna e Tetovës sot njoftoi për restrikcione në furnizim me ujë në të gjithë qytetin për shkak të një defekti në Leshnicë të Tetovës, ndërkaq dyshohet se po ky problem mund të ketë ndikuar edhe në dëmtimin e gypit në Brodec.