Nga Shoqata “Më mirë për Tetovën” thonë se shfrytëzuesit shqiptarë të shërbimeve bankare në Maqedoninë e Veriut po diskriminohen. Nga kjo organizatë thonë se bankat në RMV nuk pranojnë dokumentet në gjuhën shqipe për hapjen e llogarisë bankare, që janë lëshuar nga institucionet shtetërore. Kërkesa është lëshuar në Kapital Bank, Halkbank, Unibank, Banka Komerciale, Prokredit Bank, Stopanska Banka, Banka Centrale Kooperative, NLB-Tutunska, Silkrod Bank, TTK Bank dhe Shparkase Bank.
“Kemi dorëzuar kërkesë dhe shkrim në Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi si dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Konsumatorëve, duke kërkuar mbështetje që të ndalet diskriminimi ndaj konsumatorëve shqiptarë.”- Elmedina Abdullahi, “Më mirë për Tetovën”.
