Bajrami: Nuk jam i befasuar nga raporti i BE-së për raportin negativ në gjyqësor

TË FUNDIT

Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit në Luftën kundër Korrupsionit, ishte i ftuar sonte në emision 10Minuta në TV21. Duke folur për raportin negativ të këtij viti të Bashkimit Evropian në sferën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, ai tha se nuk është shumë i befasuar. Sipas Bajramit progres pozitiv ka pasur vetëm në vitin 2019 dhe 2022, ndërsa në vitet në vijim ka pasur ose stangim ose regres.

Sa i përket raporteve që nga  viti 2019 kur kemi marrë mandatin, deri tani, pak para përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Në disa kapituj sa i përket kushteve për integrimin në Bashkimin Evropian, kemi një progres në vitin 2019 dhe 2020, kryesisht në sistemin gjyqësor, pastaj stangim në vitin 2021 dhe 2022, pastaj regres në vitin 2023. Nëse e shikoni të gjithë kapitujt, pak ose hiç ka pak pasur progres. Për vitin 2023 progresi ka qenë negativ.

“- tha Bajrami.