Në një deklaratë të dhënë sot në Shtëpinë e Bardhë pas konsultimeve me disa liderë demokratë, presidenti Xho Bajden premtoi se do të “reagojë shpejtë” për sigurimin e ndihmës për amerikanët e prekur nga pandemia.
Në takim mori pjesë edhe nënpresidentja Kamala Haris.
Bajden tha se është i gatshëm të shkojë pa republikanët nëse ata janë kundër pakos prej 1,9 miliardë dollarë, i quajtur edhe “plan për shpëtim të Amerikës.
“Konsideroj se populli amerikan tani kërkon nga qeveria e tij ndihmë, që ta përfundojmë punën tonë dhe të mos i tradhtojmë”, deklaroi ai.
Theksoi se do të “reagohet shpejtë”. Dëshiroj ta bëj atë me republikanët. U takova me ata dhe në mesin e tyre ka njerëz të mirë të cilët dëshirojnë që punët të kryhen, por thjeshtë nuk kanë vullnet të shkojnë aq larg sa unë konsideroj se duhet të shkojmë”.
Bajdeni theksoi se dëshiron marrëveshje dypartiake, por se nëse ka nevojë, demokratët do të punojnë vetë.
Paraprakisht, para se të shkojë nga Shtëpia e Bardhë spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, deklaroi se pakoja e ndihmës do të jetë “absolutisht” e përfunduar deri më 15 mars të vitit 2021.
