Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Arianit Koci publikon fotografi nga Beogradi

TË FUNDIT

Arianit Koci, avokat i njohur jo vetëm në Kosovë, është autorizuar nga familja e të vrarit nga forcat serbe, Faton Hajrizit.

Koci, i cili gjatë ditës njoftoi se ka gjetur vendin ku po mbahet trupi i pajetë i Fatonit, tani ka publikuar një fotografi nga Beogradi.

Shihen bashkë me ambasadorin e Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, transmeton TV21.

Megjithatë, nuk zbulon detaje nga takimi, por bëri të ditur se fotografia është shkrepur në Beograd.