Avni Dehari nga Kumanova bëhet deputet në Kosovë

TË FUNDIT

Avni Dehari nga Kumanova, babai i Astrit Deharit aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq në burg është bërë deptuet në Kuvendin e Kosovës.

Këtë Avniu e ka siguruar duke grumbulluar 51 mijë e 116 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Avniu njihet si kontribuues i çështjes shqiptare. Ka lindur në Sllupçan të Kumanovës. Studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen.

Ai ka botuar disa vepra, përfshirë edhe veprat si ‘Dielli’ një poemë për fëmijë, ‘Aris Seferi – në shërbim të popullit” me bashkautor Destan Hajdinin, si dhe përmbledhjen me poezi ‘Pas rrezes dë diellit’./TV21